Report TV - Rikonstruktohet “Siri Kodra”, Veliaj: Në shkollat e reja, mësuesit më të mirë

2018-05-03 1

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e të gjitha institucioneve arsimore në territorin e Njësisë Administrative Nr. 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi shkollën 9-vjeçare ?Siri Kodra?, e cila këtë shtator hapi dyert për rreth 600 nxënës. Rikonstruksioni i saj zgjidh përfundimisht problematikat që ka pasur ndër vite një nga zonat më të vjetra të kryeqytetit.

Kryebashkiaku theksoi se fokusi i Bashkisë së tiranës tashmë do të jetë te zonat rurale. ?Me rikonstruksionin e plotë të shkollës ?Siri Kodra? i japim fund përfundimisht të gjitha problematikave që kemi pasur me institucionet arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla në Njësinë 8. Kjo na liron që të orientohemi më shumë drejt zonave rurale apo në zonat ku ka pasur një degradim të institucioneve arsimore?, tha Veliaj.