http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë më parë, Televizioni Publik ndërpreu dhënien e sinjalit tek televizionet private për transmetimin e seancës parlamentare.
Vendimi i beftë pengoi punën e gjithë mediave, çka ka sjellë dhe reagimin e parë nga opozita në sallën e kuvendit. PD kërkoi ti jepej zgjidhje problemit, ndërsa ish-kryeministri Berisha e quajti një atentat ndaj fjalës së lirë
Ndërsa nuk shprehu asnjë shqetësim për bllokimin e sinjalit, kreu i kuvendit Ruçi sqaroi vetëm se media ishte e pranishme në sallë.
Por ndryshe nga Ruci, kryeministri Rama deklaroi se ka ardhur koha që kuvendi të ketë shërbimin e tij për transmetimet televizive.
?Si funksionon shërbimi i kuvendit per transmetimet, te ndryshoje. Deri me sot jemi ne kushtet e nje shërbimi komunist ne kushtet e demokracisë. TVSH nuk mund te ketë asnjë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare. Si ne çdo vend normal, kuvendi duhet te ketë TV e vet. Duhet te ketë shërbimin e vet.?
Lideri i mazhorancës i kujtoi Televizionit Publik se nuk mund t?i imponohet televizioneve private.
?Kërkesa e TVSH per t?ua shitur apo imponuar TV private nje fature ose dhënien e sinjalit me logon e TVSH eshte faktikisht diçka qe i takon te shkuarës. Asnje TV nuk mund ta kete ekskluizivitet. TVSH nuk mund te imponoje konkurrenteve logon e tij.?
I gjendur nën reagimet e forta të mediave private dhe deputetëve, TVSH më në fund u detyrua të lëshojë sinjalin e transmetimit të seancës. Drejtues të TVSH kishin kërkuar që shërbimin e dhënies së sinjalit ta bënin kundrejt pagesës.