Gjendet i pajetë një person në mes të Tiranës

2018-05-03 0

Një person është gjetur i pajetë këtë të enjte në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një endacak, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet. Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit në trotuar, pranë zonës së "Ushtarit të Panjohur".

Burime nga Policia e Tiranës për tvklan.al konfirmuan se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se po punohet për të zbardhur shkaqet.

Tvklan.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes./tvklan.al

Free Traffic Exchange