Report TV - Tërhiqet TVSH, Rama: Ligji e imponon, sinjalin ta japë falas

2018-05-03 0

TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar është tërhequr nga vendimi skandaloz për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.

Televizioni Publik Shqiptar bllokoi sinjalin në nisje të seancës për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar, por reagimi i të gjitha televizioneve dhe opozitës bëri që TVSH të tërhiqet nga vendimi, që cenon të drejtën e publikut për informim.

PD dhe LSI akuzuan kryeministrin Rama për vendimin e TVSH duke e cilësuar si një atentat, ndërsa deklaruan se qeveria po rikthen vitin 1997.

Më pas fjalën në Kuvend e mori kryeministri Rama duke deklaruar se ligji e detyron TVSH që të japë sinjal falas për mediat e tjera.

Rama: Ligji e imponon, TVSH ta japë falas sinjalin
Kryeministri Edi Rama u shpreh se TVSH nuk mund të imponojë logon për TV e tjera, pasi nuk ka ekskuluzivitet për transmetimin e seancës, prandaj duhet ta japë falas.

?TVSH nuk ka ekskuzlivitet mbi hapësirën e jetës parlamente. Kuvendi duhet të ketë TV e vetë, shërbimin e vet.