Terri informativ në parlament/ Berisha: Vepër e Edi Ramës, atentat ndaj fjalës së lirë

2018-05-03 0

Ish - Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër, pas vendimit të Radio Televizionit Shqiptar për të mos dhënë sinjalin e transmetimit të punimeve të parlamentit për kanalet private televizive, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë.

?Ky vendim është kryekëput vepër e Edi Ramës, një njeri i cili u del shqiptarëve, siç ka thënë një shkrimtar i shquar, edhe kur hapin derën e frigoriferit, tani përpiqet të mbyllë kanalet televizive. Unë i bëj thirrje me urgjencë të mblidhet kryesia e parlamentit dhe të abrogojë këtë vendim të pashembullt në historinë e parlamentit?, tha Berisha në një prononcim për mediat jashtë kuvendit.

?Ky është një akt prej xhelati të fjalës së lirë, ky është një dhunim i madh i të drejtës së informacionit, e drejtë e cila lidhet më shumë e çdo tjetër me të vërtetën dhe transparencën.?

Berisha tha se kjo ishte e papajtueshme me asnjë lloj standardi të asnjë vendi të lirë dhe në vazhdim kishte edhe një thirrje për median.

?Unë u bëj thirrje gazetarëve, të gjejnë me urgjencë edhe ata format e protestës së tyre duke konsideruar edhe blackout-in total informativ të qeverisë, sepse kjo është rrezik i madh për fjalën, mendimin, është akt i turpshëm për vendin, që mund ta imagjinojnë vetëm mendjet e sëmura, të cilët u rikthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo regjimeve totalitare.?

/tvklan.al