Ora News - Sekuestrohen 54 kg kanabis, dy të arrestuar në Këlcyrë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Këlcyrës ka sekuestruar një sasi prej 54 kilogramë kanabis, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.
Policia sqaron se ?në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Theofan Tito dhe në banesën e shtetasit Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtyre rasteve?
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë 38 kg.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kopetente.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Theofan Tito, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale ?Vrasje?).
Manol Qorri, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-54-kg-kanabis-dy-te-arrestuar-ne-kelcyre/

Free Traffic Exchange