Ora News – Konkurrueshmëria, Shqipëria përmirësohet me 5 vende

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekonomia shqiptare është përmirësuar me 5 vende në raportin e konkurueshmërisë globale për vitin 2017-2018.Megjithatë sipas bizneseve shqiptare problem më i madh për ekonominë mbeten taksat, korrupsioni dhe hapësira për financim.
Niveli i taksave mbetet një ndër problemet më të ndjeshme për të bërë biznes në Shqipëri për vitin 2017-2018.
Raporti mbi konkurrueshmërinë e ekonomive i cili analizon 137 shtete e ka renditur Shqipërinë 5 vende më lart në krahasim me një vit më parë duke u pozicionuar në vend të 75.
Megjithatë sipas bizneseve disa nga problemet më të ndjeshme në Shqipëri janë niveli i taksave i ndjekur nga korrupsioni, vështirësitë për të gjetur financim, burokracitë dhe forca e punës e pakualifikuar.
Shqipëria ka lënë pas vende të rajonit si Greqia, Serbia apo Mali i Zi. Edhe në këto vende problemet më të ndjeshme për sipërmarrjen mbeten niveli i taksave, mundësia për të gjetur financim apo korrupsioni.
Një vit më parë bizneset në Shqipëri rendisnin si problemin më të madh me të cilin përballeshin korrupsionin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/konkurrueshmeria-shqiperia-permiresohet-me-5-vende/

Free Traffic Exchange