Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Beratit ka goditur tre raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar ?AGIMI? në total janë sekuestruar 297 kg kanabis dhe 175 bimë. Ndërsa në pranga janë vënë 2 persona, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Në pranga u vunë shtetasit Medi Myftaraj 26 vjeç, ku gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 0.5 kg lëndë narkotike.
Personi tjetër i arrestuar është Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
?Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri ( 1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike?, tha policia
Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-297-kg-kanabis-dy-ne-pranga/