Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkurtimi i 70 punonjësve nga 184 të kërkuar nga komisionet e Vettingut, për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është e qëllimshme nga qeveria. Sipas tij, numri është disa herë më i ulët se ILDKP-ja.
Vasili: Në aktin normativ të qeverisë që do të kalojë nesër, është parashikuar që fondi rezervë që vihet në dispozicion janë 203 punonjës.
Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe do ta kapë Vettingun dhe së dyti, edhe qesharake në mënyrën se si sillet brenda vetes. Në fillim do të miratojë 203 punonjës dhe më pas do ta shkurtojë në 110 punonjës.
Pra qeveria ka vendosur më shumë se çka kërkuar organi i Vettingut dhe më pas mazhoranca i shkurton që t?ia shtojë skuadrës së kryeministrit.
Besoj që kjo është shqetësim madhor për opinionin publik dhe ka të bëjë me qëllime të errëta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-mazhoranca-dy-vendime-kontradiktore-per-vettingun/