20 ditë pasi mori mandatin si Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi Tiranën për të zhvilluar të parën vizitë zytare.
Kryeministri Rama, pas takimit, në konferencën e përbashkët zbulon se në mbledhjen e 2 qeverive në Nëntor do të merret vendi për ta kthyer përfundimisht Portin e Durrësit në doganën e njësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
2 nisma të tjera të rëndesishme të dakortësuar në takimin mes 2 kryeministrave ishin dhe ajo për unifikimin e tregut ekonomik, si dhe krijimi i kufirit të përbashkët, model i njohur në disa vende europiane.
Kryeminsitri Haradinaj falenderon qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe i vlerëson nismat e diskutuara si jetike për të ardhmen e 2 shteteve.
Rama dhe Haradinaj pranuan të flasin dhe lidhur me qëndrimin që duhet të mbaj qeveria e re e Kosovës për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kryeministri Rama nuk kurseu as batutat për presidentin serb Vuçiç, kur u pyet lidhur me lobimin që po bën Shqipëria për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Kryeministri Haradinaj u prit në një takim dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Tv Klan