Tryezë për dialogun politik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca ka kërkuar nje tryeze me krerët e partive kryesore parlamentare per te instaluar nje kulture te re dialogu ne skenën politike. Ky instrument ishte parashikuar edhe ne marrëveshjen Rama-Basha te 18 majit te cilen lideri i opozitës e cilësoi te vdekur, por qe eshte risjelle kete here nga Taulant Balla, i cili e ngriti ne takimin e kryetareve te grupeve parlamentare ne kryesine e kuvendit.

Fryma e konsensusit ne mbledhjen e konferencës se kryetareve ka qene prezente per çështjen e reformës zgjedhore te gjithë palet kane rene dakord qe Komisioni i Posaçëm te ngrihet sa me shpejt. Por maxhoranca dhe opozita jane ndare tek ceshtja e vetingut dhe PD e LSI do te paraqesin te enjten amendamente per te mbështetur me fonde institucionet qe do te bëjnë skanerin e gjyqtareve dhe prokuroreve.


Dy dite me pare Komisioni i Ligjeve u përfshi nga debate te ashpra, pasi maxhoranca vendosi te shkurtoje organiken dhe pagesat per njerëzit e vetingut, ndërkohe qe opozita kërkoi qe t?u plotësoheshin te gjitha kërkesat.

Free Traffic Exchange