Report TV - Veliera, bashkia:Hiqni pezullimin gjykata e Durrësit shtyn vendimin

2018-05-03 4

DURRES-Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të shtyjë vendimin për kërkesën e bashkisë për heqjen e pezullimit të punimeve për projektin ?Veliera?.

Gjyqtari i çështjes Petraq Çuri vendosi shtyrjen e gjykimit për shkak se kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë projekt.

Ai ka kërkuar dy ditë kohë për të dalë në një vendim për projektin ?Veliera? në datë 29 shtator, ditën e premte.

Seanca në bashkinë e Durrësit u zhvillua sot paradite me dyer të mbyllura. Pas zhvillimit të seancës, Sazan Guri theksoi se ka një tendencë për të gjunjëzuar gjyqësorin nga ana e pushtetit ekzekutiv.

?Ministrja e Kulturës miraton një projekt, që i vjen 6 ditë më vonë, projekti me një faqe, pa shpjegues teknik dhe arkeologjik. Veliera është me 4 këmbë, 2 janë në zonën A, ku e mbështet ministrja dhe i dyti kryetari i baskisë, që ngul këmbë, kjo është një kokderrësi të matesh me historinë e qytetarëve durrsakë. Qeveria kërkon të gjunjëzojë gjyqësorin? deklaroi Sazan Guri.

Ndërsa avokatja Mirela Jorgo theksoi se relacioni i ministrisë së kulturës është shumë i thatë. Ajo insiston në kërkesën për bllokimin e punimeve të projektit Veliera.