Ngjarja e Elbasanit, Petrit Çela kallezon 6 punonjes policie

2018-05-03 1

Veprimet e oficerëve të policisë natën e 18 Shtatorit në Elbasan, ku u godit makina e numrit dy të policisë së këtij qyteti nga mjet i blinduar do të jenë subjekt i një hetimi.

Petrit Çela, me anë të avokatit të tij ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 6 efektivë, ndër ta dhe Gjergj Oshafin, Nëndrejtorin e Policisë. Pronari i tregut agro-ushqimor i akuzon efektivët për kryerjen e 9 veprave penale, ku më të rëndat janë ato të shpërdorimit të detyrës, kallëzim i rremë, si dhe deklarata të rreme para prokurorit.

Në kallëzim, biznesmeni pretendon se deklarimet e policive se kanë qenë në aksion janë të ndryshme nga ajo çfarë ka ndodhur në realitet. Ndërsa avokati konfirmoi se ndaj djalit të Petrit Çelës, Sule Çela nuk ka një urdhër ndalimi nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Petrit Çela pretendon në kallëzim se nga policia janë shtrembëruar faktet dhe dinamika e ngjarjes, pasi sipas tij, nga filmimet rezulton se veprimet e policisë janë të kundërta nga ato që kanë deklaruar kur janë marrë në pyetje.

Pas pamjeve të shfaqura në emisionin ?Opinion?, prokuroria po shqyrton mundësinë e ndryshimit të akuzës. Dyshime të mëdha janë ngritur për mosreagimin e uniformave blu, pas goditjes nga Audi i blinduar.

Tv Klan