Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita në Komisionin Shëndetësisë kundërshtoi bashkimin e Ministrisë së Shëndetësisë me atë të Çështjeve Sociale. Sipas tyre, mjekësia shndërrohet në ?one stop shop?, dhe grupet vunerabël do të jetë pa asnjë mbrojtje. Akuzat u mohuan nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se në këtë ristrukturim heqin burokracitë për kategoritë në nevojë.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshtuan fuqimisht vendimin e kryeministrit Rama për të bashkuar Ministrinë e Shëndetësisë me atë të Mirëqenies.
Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, kryetari Petrit Vasili tha se mjekësia nuk mund të shndërrohet në ?one stop shop?.
Vasili: Mjekësia dhe verifikimi mjekësor në ?one stop shop? nuk mund të kthehet. Kështu që nuk mund të gënjejmë dhe ti themi shqiptarëve që gjithcka do fillojë dhe kompetencë për të dhënë një vlerësim që është jashtë kompetencave profesionale të mjekut të familjes do të bëjë mjeku i familjes.
Demokratët e quajnë këtë bashkim si megaskandalin e rradhës, ku shëndetësia nuk mundet të përballojë kompetenca që i takojnë politikave sociale si pagesat e paaftësisë, dhuna në familje, grupet vunerabël etj.
Shehu: Ne bashkojmë dy megasektorë të dështuar në varfëri të thellë për të krijuar një megaministri që të mbulojë varfërinë e thellë dhe dështimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-ministres-mjekesia-nuk-mund-te-kthehet-ne-one-stop-shop/