Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet destinacion turistik për vizitorët e huaj. E ndërtuar në rrënojat e një Kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.
Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.
Ndërkohë që prej kohësh këto objekte religjioze janë kthyer në destinacion shumë të pylqyer për turistët e huaj pasi brenda pak metrave katror ka të ndërthurura fe të ndryshme.
Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi i cili po financohet me fonde të komunitetit musliman shqiptar. Sipas përfaqësuesve të komuniteti xhami do të marrë pamje mjaf atraktive.