Report TV - Veliaj: Turizmi, e ardhmja e Tiranës, u rrit me 2.5 herë

2018-05-03 1

Qyteti i Tiranës është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, duke ofruar një larmishmëri vendesh tërheqëse dhe infrastrukturë më të mirë.

Në ditën ndërkombëtare të Turizmit, Bashkia e Tiranës çeli një qendër të re informacioni për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin, duke ofruar të dhëna rreth transportit publik, operatorëve turistikë, guidave, si dhe aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri në dukje rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po merr turizmi për zhvillimin ekonomik të Tiranës.

?Jam shumë i lumtur sot që në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit hapim një Info-Point, një qendër informacioni të fokusuar tek turistët për qytetin e Tiranës, këtu në kilometrin zero, në sheshin ?Skënderbej?.( b.h/Shqiptarja.com )

Free Traffic Exchange