Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Delvina bëhet destinacion për turistët që mbërrijnë në portin e Sarandës. Edhe pse në fazë restaurimi, xhamia e Gjin Aleksit në Rusan pret vizitorë. Tre autobuzë me rreth 120 turistë të huaj, kryesisht anglezë, pjesë e grupit prej 2000 turistësh të ardhur në Sarandë me kroçerën P&O, vizituan Xhaminë e Gjin Aleksit.
Kjo nuk është hera e parë që turistët mbërrijnë në Rusan për të vizituar Xhaminë e Gjin Aleksit, thotë drejtori i Agjensisë së Bregdetit, Auron Tare, i cili u ndodh mes vizitorëve për t?i njohur ata me objektin.
Auron Tare: ?Aspekti më interesant i kësaj xhamie është bashkekzistenca e 3 religjoneve, të cilët përfaqësohen në këtë monument. Ku sipas studiuesve, që janë marrë më gjerësisht me xhaminë, mendohet se ajo është ngritur mbi themelet e një kishe të hershme prandaj dhe emri Gjin Aleksi vjen nga prezenca e kishës që ka qenë në atë kohë. Xhamia është ndërtuar në periudhën e fushatës së Sulejmanit të Madhërishëm, kur ai erdhi për të pushtuar Korfuzin.?
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/sarande-turistet-e-huaj-vizitojne-xhamine-e-gjin-aleksit/