Konferenca - Rama “i vë pikën” Demarkacionit: Çështje e Kosovës! Porosi Haradinajt dhe Thaçit

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Haradinaj, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e ngërçit të krijuar në Kosovë me Demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo çështje, tha Rama, po i hap jo pak probleme shtetit më të ri në Ballkan me bashkësinë ndërkombëtare.
Rama: Ne e shikojmë me shqetësim, këtë e kam ndarë dhe me Kryeministrin, çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ku është e domosdoshme të gjendet rruga për ta përshpejtuar zgjidhjen përfundimtare të një ngërçi që po krijon jo pak probleme me bashkësinë ndërkombëtarë, e cila në këndvështriminn tonë të përbashkët ka qenë dhe mbetet garanti kryesor i Kosovës dhe një procesi ku Kosova duhet të ketë çdo ditë e më shumë miq dhe ku nuk ka asnjë llogari të humbasë qoftë edhe një mik të vetëm.
Por teksa zoti Haradinaj u përpoq të ishte sa më diplomatik, duke u shprehur se janë në pritje të gjetjeve nga Komisioni për t?iu drejtuar më tej palës mike, Rama nuk nguroi ta cilësojë këtë çështje një problem politik të Kosovës dhe jo Malit të Zi.
Sipas Ramës, Kryeministrit do ti duhet pak kohë për tu ndarë nga qëndrimi opozitar, ndërsa shpreson në mosndryshimin e qëndrimit të Presidentit Thaçi.
Pyetje: U përmend çështja e Demarkacionit këtu, kam një pyetje për kryeministrin Haradinaj dhe ju zoti Rama. Zoti Haradinaj, ditë më parë përfaqësuesit e Malit të Zi thanë se çështja e Demarkacionit është e kryer për ta. Cili është plani juaj për këtë çështje? Dhe zoti Rama cila është mbështetja juaj në këtë aspekt?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/rajoni/rama-i-ve-piken-demarkacionit-ceshtje-e-kosoves-porosi-haradinajt-dhe-thacit/

Free Traffic Exchange