TIRANE-Zv/ Kryeministrja Senida Mesi ka deklaruar se qeveria do të respektojë ligjin për nëpunësin civil, por administrata do të reformohet për më tepër shërbime për qytetarët dhe transparencë.
Në tryezën e realizuar për reformën në administratën publike, Mesi u shpreh gjithashtu se qeveria do të eliminojë burokracitë dhe do të mbështesë nëpunësit në ristrukturimin që u është bërë ministrive.
?Reforma në administratë parashikon më tepër shërbime dhe transparencë. Realizimi i reformës kalon nga reformimi ligjor për administratën.
Ristrukturimi është në themel të komunikimit me qytetarët. Qeveria do të respektojë ligjin për nëpunësin civil, por do të përmirësojmë procedurat e rekrutimit.
Vlerësojmë mbështetjen e BE për reformën në administratë? deklaroi Mesi.