Report TV - Lajla Përnaska në krah të Zonjës Tefta:Fantazia,përbërësi kryesor

2018-05-03 1

Të gjithë harxhojmë orë të tëra teksa përgatitemi për në punë, për një kafe me kolegë, shokë e shoqe, apo për një argëtim të mbrëmjes, por harrojmë diçka tepër të rëndësishme, mbase më të rëndësishmen.

Bëhet fjalë për ushqimin, atë që shpeshherë e lëmë pas dore deri dhe e ?e harrojmë? fare. Koha për shumicën prej nesh mund të jetë e pamjaftueshme edhe për t?u ushqyer, dhe jo më për të gatuar, që nuk është e çuditshme të jetë dhe një fushë e panjohur.

Por gatimi nuk rezulton të jetë i panjohur për politikanen e njohur, Lejla Përnaska, e cila sot nga ekrani i Report Tv jep këshilla për një ushqyerje të mirë për kujdesin e shëndetit. Mbase nuk do ta besoni, por Lejla sot shfaqet ndryshe, përtej politikanes dhe ?gruas së fortë? të Kuvendit, që lufton për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Free Traffic Exchange