Report TV - Haradinaj nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Ramën

2018-05-03 0

TIRANE-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri pas zgjedhjes në postin e shefit të qeverisë.

Ashtu sikur kishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës është zhvilluar në Shqipëri.

Haradinaj është pritur nga kryeministri Rama me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Pas ceremonisë dy kryeministrat po zhvillojnë një takim në qendër të të cilit është bashkëpunimi mes dy shteteve.

Në orën 11:30 dy kryeministrat pritet të dalin në një konferencë për mediat.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai pritet të takohet edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sali Berishën.

Gjithashtu sipas burimeve ai pritet të takohet edhe me princ Lekën.