Tiranë - Transporti i fëmijëve në shkolla, ndëshkohen 25 drejtues mjetesh

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka vijuar me kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/transporti-i-femijeve-ne-shkolla-ndeshkohen-25-drejtues-mjetesh/