Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i Tij, Frank-Walter Steimeier.
Kjo vizitë përkon me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Pas pritjes ceremoniale në Pallatin presidencial ?Schloss Bellevue? dhe takimit zyrtar, ku mori pjesë dhe Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, zoti Michael Roth, të dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti i Republikës theksoi gjatë takimit dhe konferencës për shtyp se: ?Shqipëria u kushton një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Gjermaninë dhe kjo vizitë do t?i shërbejë forcimit të mëtejshëm të tyre. Me shumë kënaqësi konstatoj se Presidenti Steinmeier ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.?
?Marrëdhëniet sot janë të shkëlqyera dhe të një bashkëpunimi strategjik, të cilat janë forcuar në këto 30 vjet, duke krijuar një perspektivë po aq të shkëlqyer dhe një klimë shumë të mirë për shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat? ? u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për mbështetjen dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin në NATO.
Të dy Presidentët, duke veçuar kontributin e shqiptarëve në Gjermani, vlerësuan mbylljen e procedurave të ratifikimit nga të dy palët të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.
Presidenti Meta e siguroi Presidentin Steinmeier për vazhdimësinë e zbatimin të reformës në drejtësi, si një prioritetet i qenësishëm për të ndërtuar një sistem gjyqësor funksional e për pasojë krijimin e një klimë më të mirë për bizneset dhe investimet vendase e të huaja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-gjermani-steimeier-vemendje-te-vecante-ndaj-shqiperise/