Ora News – Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka priti sot në një vizitë zyrtare, ministrin e ri të sapozgjedhur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe delegacionin që e shoqëronte atë.
Në takimin dypalësh, ministrja Xhaçka e uroi homologun e saj për detyrën e re dhe shprehu sigurinë se ministri Berisha do të jetë një avokat i denjë i aspiratave të Kosovës për integrimin euroatlantik.
Xhaçka: E sigurova zotin ministër se mbështetja jonë do të vijojë të jetë konkrete dhe maksimale si në rrafshin politik ashtu edhe në atë teknik. E gjithë eksperienca e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në NATO do të vijojë të përcillet me profesionalizëm dhe me dashamirësi tek vëllezërit tanë kosovarë. Aleanca më e madhe ushtarake e botës, një bashkim vlerash dhe përpjekjesh në mbrojtje të jetës, lirisë dhe demokracisë së popujve tanë, e ka prioritet të qartë politikën e ?dyerve të hapura? të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Rustemi tha se prioritet mbetet transformimi i FSK-së në forca të armatosura.
Berisha: E njoftova ministren se qeveria e Republikës së Kosovës një ndër prioritet e saj ka edhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Në kuadër të saj është edhe transformimi i Forcës së Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk dëshirojmë të jemi të njohur si një vend që vetëm konsumon siguri dhe është barrë për komunitetin ndërkombëtar, por dëshirojmë që në të ardhmen të kontribuojmë për siguri dhe të jemi partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhacka-pret-homologun-kosovar-mbeshtetje-per-integrimin-ne-nato/