Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e ilaçeve në spitalin e burgut.
Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një telefonatë nga ky spital, ku një i dënuar që kurohet brenda ambienteve të ketij spitali u shpreh se ka 2 muaj që nuk merr ilaçin ?Etambutol?, i cili është domosdoshmëri për të sëmurët që vuajnë nga tuberkulozi.
Janë 2 të sëmurë brenda këtyre ambienteve që kanë nevojë për këtë medikament, mungesa e të cilit u rrezikon jetën.Denoncimi i të dënuarit: Jemi në gjendje të rëndë
I dënuari: Marr nga spitali i burgut. Jemi dy të sëmurë që kurohemi në spital të burgut, te spitali Nënë Tereza me sëmundje tuberkulozi. Jam unë E.H dhe J.H. U bë dy muaj që nuk kemi ilaçe.Ne për ato ilaçe, dmth i kemi shumë të domosdoshme, po si patëm ato i bie që jo me u shëru, por me vdek. Se tuberkulozi dihet se çfarë sëmundje e keqe është.
Gazetarja: Gjendja juaj shëndetësore pa ilaçe si është?
I dënuari: Bllokim frymëmarrje, kur nxjerr sekrecionet del gjak, djersë, temperaturë.
Gazetarja: Në këto momente çfarë ilaçesh merrni, me çfarë qetësoheni?
I dënuari: Këtu s?ka asgjë. Kjo sëmundje tuberkulozi ka ilaçet e veta.
Gazetarja: Si quhet ilaçi që ju mungon?
I dënuari:Ilaçi që mungon quhet Etambutol. Që se vrasin mendjen fare na kanë mbyllur aty, mos me fol për kushtet pastaj që janë skandaloze.
Gazetarja: Kushtet si janë?
I dënuari: Lagështirë, ne me atë sëmundje nuk duam lagështirë. Aty rri ujë dhoma përditë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-te-burgosurit-me-tuberkuloz-dy-muaj-pa-ilacin-etambutol/