Report TV - AMF:Brenda 2018 do të shlyhen të gjitha pagesat e prapambetura

2018-05-03 0

Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i Autoriteteti të Mbikqyrjes Finaciare (AMF), Ervin Koçi foli në një konferencë për mediat në lidhje me zhvillimet e fundit në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Koçi tha se AMF ka ndryshuar strukturën në funksion të mbikëqyrjes efektive të tregjeve, duke shtuar se do ti jepet zgjidhje problemit të detyrimeve të papaguara në aksidente nga viti 2002.

Sipas Koçit nuk do të lejohet më akumulimi i dëmeve të prapambetura për qytetarët.

"Gjatë këtyre muajve kemi qenë të fokusuar edhe për kryerjen e pagesave të Fondit të Kompensimit, një gangrenë tjetër që ka pasur tregu, nga shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve, ku detyrimet e Fondit të Kompensimit datojnë qysh prej vitit 2002, pra përpara 15 vjetësh, të pashlyera. Ne jemi të angazhuar që brenda vitit 2018 të mos kemi asnjë pagesë të prapambetur për dëmet që i takojnë periudhave 2002-2016. Pagesat tashmë kanë filluar nga ngjarjet më të hershme dhe shoqëritë kanë marrë përgjegjësitë që u takojnë? ? theksoi Koçi.