Ora News – Rrogat për vettingun sjellin përplasjen e parë Rama-Tahiri, debate në PS

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesën e anëtarëve të Komisioneve të vettingut për një rrogë më të lartë, kryeministri Edi Rama e quajti ekzagjerim. Në mbledhjen e grupit, kreu i Partisë Socialiste tha se anëtarët e vettingut kanë një pagë që është e kënaqshme.
Rama: Pagat për këtë institucion janë ekstra, e rëndësishme është që të fitohet efiçensa maksimale jo të ekzagjerohet me masa që sjellin efekte krejtësisht të kundërta.
Ky vendim u shoqërua me debate në mbledhje. Saimir Tahiri ashtu si në Komisionin e Ligjeve ku nuk votoi përbërjen e dy Komisioneve të vettingut, tha se nëse duhen më shumë para për ta do të duhet të jepen pasi drejtësia ka më shumë rëndësi se paratë.
Tahiri: Dy nga komisionet thanë aty se ne nuk bëjmë dot detyrën me këtë buxhet. Unë sigurisht e di që propozimi i tyre duhej futur në një kornizë ligjore.Por kur këto institucione thonë që sot nuk bëjmë dot detyrën po nesër çfarë do të na thonë?
Me Tahirin replikoi Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se financiarisht është bërë maskimumi për të garantuar funksionalitetin e këtyre institucioneve.
Ndërsa kryetari i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se kërkesa për rritje të organikës ka të bëjë për shërbimet mbështetëse që nuk kanë lidhje me thelbin e punës së vettingut.
Ahmetaj: E ftoj Saimirin të ulet me mua që të shohim detajet që edhe ai të dalë i qetë që ne i kemi dhënë mbështetjen maksimale strukturës nga ana financiare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrogat-per-vettingun-sjellin-perplasjen-e-pare-rama-tahiri-debate-ne-grup/