Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit. Në dëshminë e tij, Muho ka thënë se ka pezulluar tjetërsimin e pronës.
?Regjistrimi i hotel Vollgës është bërë kur unë isha me pushime?, ka thene Ilirjan Muho.
Në seancë mungoi vetë Shullazi
?Regjistrimi i Vollgës është bërë gjatë kohës që unë kam qenë me pushime. Pasi jam kthyer kam kërkuar takim me zv/drejtorin e Hipotekave Besnik Hysnebelliu dhe drejtorin e Hipotekës Durrës Jurgis Çyrbja.
Kam mësuar se Hysnebelliu kishte firmosur një shkresë që i jepte OK Hipotekës së Durrësit për të vijuar veprimet për të hipotekuar ?Vollgën? .
Muho ka deklaruar ndër të tjera se pasi është njohur me rastin, ka vendosur që në Hipotekë të pezulloheshin veprimet për të mos lejuar tjetërsimin e pronës, pavarësisht se ajo ishte regjistraur në emër të Ylvi Beqja. Pasi kam bërë këtë veprim jam telefonuar nga Ylvi Beqja dhe Emiljano Shullazi më aknë kërkuar një takim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-kreu-i-hipotekes-deshmon-ne-gjyqin-e-shullazit/