Një ligj për pakicat kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare Shqipëria ka nje ligj te posaçëm per pakicat kombëtare. Shefi i diplomacie shqiptare para deputeteve te komisionit te ligjeve ka sqaruar se Shqipëria ka marre angazhim qe ne vitin 2006 per këtë kuadër ligjor dhe drafti i sjelle ne parlament mban parasysh mes te tjerave edhe rekomandimet e rezolutës se Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për Pakicat.

?Të sigurohet dhe të promovohet aksesi i personave që u përkasin pakicave kombëtare, përfshirë dhe grupeve më të vogla në numër në programet televizive dhe radiofonike në gjuhët e tyre. E theksoj këtë sepse në takime që kemi pasur me grupe të ndryshme apo me shoqata që i përkasin pakicave të ndryshme ka lindur ndonjëherë diskutimi nëse pakica të caktuara duhet të trajtohen në mënyrë të privilegjuar në raport me pakicat e tjera dhe besoj se standardi ndërkombëtar në këtë pikë është i qartë. Tjetër, të përmirësohen rregullimet ekzistuese për përdorimin e gjuhëve të pakicave në marrëdhënie me autoritetet e administratës, përdorimi i tabelave dy gjuheshe dhe emërtimeve të vendeve në gjuhët e pakicave.?


Pakica kombëtare ne Shqipëri janë pakica greke, maqedonase, serbe, malazeze, vllahe ose arumune, pakica boshnjake, si dhe pakica egjiptiane.

Projektligji parashikon te drejtën e përdorimit te gjuhës ne marrëdhëniet me autoritetet vendore, vendosjen e emërtimeve të njësive administrative përkatëse e rrugëve në njësitë administrative, ku mbi 20% e banorëve i përket pakicave kombëtare. Pjese e këtij drafti ligjor është edhe ngritja e Komitetit per Pakicat Kombëtare per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve.

Free Traffic Exchange