Kontroll tregut të sigurimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë e sigurimeve u detyrohen 10 milion euro shqiptarëve, një borxh ky i cili ka nisur që nga viti 2002 e deri në fund të 2016.

Në total janë 750 shqiptare, të cilët kanë fituar të drejtën e kompensimit, por kompanitë i kanë sorollatur ndër vite, duke mos u dhënë paratë që i takojnë. Situata shqetësuese është bërë publike nga kreu i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Koci.


Në daljen e tij të parë para mediave, Koci premtoi se këto detyrime do të zerohen plotësisht në 2018.

Lidhur me luhatjen e çmimeve në tregun e sigurimeve, kreu i AMF thotë se në bashkëpunim edhe me administratën tatimore do të ketë një vëmendje të shtuar në drejtim të kompanive, me qëllim mbajtjen nën kontroll të bilanceve të tyre.

Ndërsa sa i përket sistemit bonos malus, të paguash në varësi të historikut të dëmit, Koci thotë se do të ketë rishikim të tij.

Mungesa e të dhënave për secilin drejtues automjeti është një nga shkaqet që nuk e bën plotësisht të zbatueshëm ligjin bonos malus, ndaj krijimi i një regjistri me të dhënat e çdo shoferi, do të ishte hapi i parë i suksesit të tij.