Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projekti Veliera në Durrës ka mbetur prej qershorit peng i gjyqësorit që do të vendosë për bllokimin përfundimtar të punimeve ose vazhdimin e tyre. Ndërsa është paralajmëruar seanca e radhës për të mërkurën, ambjentalistët u mblodhën në shesh për të apeluar gjyqësorin të mos ndikohet nga ekzekutivi në marrjen e një vendimi. Gjykata e Durrësit vendosi në mars të këtij viti bllokimin e punimeve për të gjithë zonën arkeologjike A, në sheshin ?Veliera?, por firma ndërtuese vazhdoi punën deri në qershor për ndërtimin e mbikalimit.
Ambjentalistët i kërkojnë sistemit të Drejtësisë të marrë vendim për Velierën në Durrës, pasi prej qershorit kur u pezulluan punimet, sheshi ka mbetur një kantier i hapur, që pengon qytetarët dhe shëmton panoramën. Sazan Guri, i shoqëruar nga perfaqësues të shoqërisë civile apeloi gjyqësorin të mos ndikohet nga ekzekutivi por të vendosë drejtësi që sipas tij është bllokimi i projektit. Pas kthimit të gjyqtarëve nga lejet vjetore, pritet që seanca gjyqësore e radhës të zhvillohet të mërkurën.
Sazan Guri, ambjentalist: ?Procesi të shkojë sa më shpejt në fund dhe jo të shkojë Veliera në fund. Të mos ndodhi që mbas Velierës ai të japi një masë gjobe apo të gjejë ndonjë mekanizëm sesi kjo u ndërtua dhe ne nuk fituam asgjë në këtë përpjekje që kemi bërë. Është të paktën 100 vjet e një ditë që ligji thotë që asnjë centimetër kub beton në zona arkeologjike të nivelit A.?
Projekti i përfolur Veliera ka 3 muaj që është bllokuar me një vendim të ndërmjetëm gjykate duke krijuar një situatë të pakëndëshme për qytetarët e Durrësit të cilët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për të.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/projekti-veliera-ambjentalistet-gjyqesori-te-shprehet-me-vendim/