Ora News - Qytetarët zvarritin legalizimet, nuk tërheqin dokumentacionin

2018-05-02 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problematikës së procesit të legalizimeve i shtohet edhe zvarritja nga ana e qytetarëve, të cilët nuk tërheqin dokumentacionin përfundimtar nga ALUIZNI për të vijuar procedurën në hipotekë. Ky është rasti i 130 dosjeve në Sarandë, që mbeten në zyrat e legalizimit, edhe pse të përfunduara. Drejtori i ALUIZNI-it për Sarandën, Mariel Murati ndërkaq, apelon qytetarët që kanë bërë shtesa të paraqiten pranë këtij institucioni.
Procesi i legalizimit duket se nuk zvarritet vetëm nga zyrtarët të cilët jo rrallëherë janë denoncuar nga qytetarët se mbajnë peng dosjet e tyre.
Edhe vetë banorët neglizhojnë procesin duke sjellë zvarritje, siç ndodh në Sarandë ku qytetarët nuk kanë tërhequr dokumentacionin përfundimtar të legalizimit.
Janë rreth 130 legalizime objektesh të përfunduara dhe ende nuk është bërë tërheqja e dokumentacionit për të vijuar më tej me proçedurat në hipotekë, thotë drejtori i Aluiznit në Sarandë, Mariel Murati.
Murati thotë se ata qytetarë që kanë kryer shtesa banesash, të drejtohen pranë Aluizni-t për nisjen e procedurave të legalizimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-zvarritin-legalizimet-nuk-terheqin-dokumentacionin/