Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të martën në mbledhjen e Grupit Parlamentar se qeveria do të tërhiqet përkohësisht nga ligji për mbetjet.
Duke folur për projektin e riciklimit të mbetjeve, kryeministri Rama tha se ?tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë?.
Kryeministri sqaroi se qeveria mban të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë temë, porse ishte e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirë-informuar.
?Për sa i përket çështjes së dekreteve, ne do të mbajmë një qëndrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit të Shqipërisë dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë jo që ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo që Presidenti i mëparshëm që ktheu projektin ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirinformuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve?, tha Rama.
Sipas kryeministrit, ky projekt nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë spekulimet dhe manipulimet e paskrupullta të opinionit publik për agjenda që s?kanë të bëjnë me agjendën e modernizimit të sistemit.
?Nuk dua të zgjatem më shumë në këtë temë, së çfarë është projekti dhe ku duan të dalin ata që i janë kundërvënë, por dua të theksoj edhe një herë që kjo është një lëvizje në drejtim të qytetarëve, na intereson që të mos ngelet asnjë qytetar i painformuar se çfarë është në thelb projekti i riciklimit të mbetjeve në vend?.
/tvklan.al