Ora News - Pranohet dekreti i Nishanit, rrëzohet ligji i mbetjeve

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar në mbledhjen e sotme dekretin e ish-Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve.
Të gjithë deputetët votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç Eduard Shalsi, i cili abstenoi.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi është nismëtari i këtij ligji.
Më 14 tetor të vitit të shkuar, kreu i shtetit vendosi t?i kërkojë parlamentit rishikimin e disa neneve me argumentin se cenohej parimi kushtetues i një mjedisi të shëndetshëm.
Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pranohet-dekreti-i-nishanit-rrezohet-ligji-i-mbetjeve/