Ora News - “Vjeshtë” në Berat dhe Shkodër, sekuestrohen makina dhe pasuri

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacionet e policisë në kuadër të Vjeshta 2017, kanë sjellë shoqërimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe 16 makinave. Kështu, në Berat janë shoqëruar 12 makina luksoze për verifikim, ndërsa në Shkodër, është sekuestruar 2300 metër katror pasuri e paluajtshme dhe katër makina në përdorim të një subjekti privat.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit, në bashkëpunim edhe me forcat e Sektorit të Krimit të Organizuar, ndërmorrën aksionin ?Vjeshtë 2017?, me vendosjen e postblloqeve të shumtë të vendosur në hyrje dhe në dalje të qytetit.
Synimi ka qenë verifikimi i të gjitha automjetet luksoze që qarkullojnë në Berat, ndërsa aksioni vjen pas operacioneve të ngjashme në Elbasan e Vlorë.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, bëjnë me dije se, deri tani janë shoqëruar në polici 12 automjete luksoze, të cilat po verifikohen nga inspektorët e krimit të organizuar për të vërtetuar nëse janë të vjedhura ajo jo si dhe për të vërtetuar mundësinë financiare të blerjes së tyre nga pronarët.
Të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni do të vijojë në të gjitha akset e qytetit,derisa të verifikohet çdo automjet që qarkullon në Berat.
Ndërkaq, në kuadër të operacionit Vjeshtë 2017, policia sekuestroi në Shkodër, 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete. POlicia njoftoi se është bërë sekuestrimi i aktivitetit tregtar të subjektit ?Briland?shpk, me administator Xhavit Kasemi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-pasuria-e-biznesmenit-te-pjeve-te-falsifikuara-ne-shkoder/

Free Traffic Exchange