Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Altin Qato, Etleva Delia, Besnik Muçi, Artan Hoxha, Spartak Koka
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike të Policisë, Altin Qato ka rrëfyer se Policia e Shtetit po përgatit një megaoperacion në të gjithë Shqipërinë. Qato bëri me dije se operacioni i nisur me datë 17 shtator nga policia, nuk ishte fokusuar vetëm tek makinat e luksit, por edhe në asete të tjera që dyshohet se janë vënë në rrugë joligjore. ?Është krijuar një perceptim i gabuar sikur ka filluar një operacion vetëm për makinat luksoze në vend, kryesisht pas incidentit të Elbasanit, ku një makinë e blinduar godet makinën e policisë?, tha ai. Qato theksoi sonte në emisionin ?Opinion?, se Policia e Shtetit ka për detyrë parandalimin dhe goditjen e krimit dhe aseteve të cilat rriten nga veprimtaria e tyre kriminale. Sipas tij, kjo masë është vënë më shumë në fokus edhe pas miratimit të planit të veprimit në nivel kombëtar në luftën kundër kanabisit, për vitet 2017-2020.
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin ?Opinion? ka folur në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura në Elbasan ditët e fundit. Sipas Hoxhës, në Elbasan nuk kemi të bëjmë më një krim ordiner. Sipas tij Elbasani është nyja strategjike e trafikut ballkanik të heroinës. Duke qenë se tre dogana të rëndësishme të Shqipërisë kalojnë në Elbasan dhe kanë pikë fundore portin e Durrësit. Hoxha shprehet se kjo situatë e ka nisjen që në vitin 98?, e ndërsa sot situata duket më kritike për shkak se policia ka në epiqendër goditjen ndaj krimit, edhe pse nuk po godet askund.
Është publikuar një shkresë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për ndalimin e një personi, ku i kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që të vihet në përgjim ambiental. Shkresa në fjalë u publikua ekskluzivisht mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në TV Klan, ku ndër të tjera, u zbula e edhe përgjigjja e policisë, e cila theksonte se personi në fjalë është shumë i rrezikshëm dhe për këtë hap është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore.
Krimi i organizuar është tema që po trajtohet sot në ?Opinion?. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kriminelët kohët e fundit kanë hequr dorë nga përdorimi i makinave luksoze, duke përdorur më së shumti makinat ?Smart?. Për sa i përket qytetit më të rrezikshëm në Shqipëri pas Elbasanit, të ftuarit kanë pohuar se në vendin e dytë qendron qyteti i Durrësit. Duke qenë më afër Tiranës, dhe mundësive që ky qytet ofron për investime dhe resurse. Pas Elbasanit qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri i prekur nga krimi është Durrësi.