Një familje në qytetin e Elbasanit pjestarët e së cilës ishin sëmurë të gjithë në të njëjtën kohë kanë zbuluar shkakun përmes depozitës së ujit. Sipas gazetares së ?Aldo Morning Shoë?, i zoti i shtëpisë kishte kontrolluar depozitën pasi uji kishte filluar të mbante erë të keqe dhe ka zbuluar se në depozitë kishte ngordhur një mi i madh i cili i shkaktonte sëmundjet.
?Një familje në Elbasan ishin sëmurë dhe shkak për këtë mendonin se ishte koha dhe virozat. Por, ditët e fundit kishin vënë re se uji i pijshëm mbante erë. I zoti i shtëpisë ka parë depozitën dhe në fund të depozitës ishte një mi i madh dhe kjo i kishte shkaktuar sëmundjet familjes?, tha gazetarja.