Merr jetë projekti për “Pyllin Orbital” në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr jetë projekti i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë.Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim. ?E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullisht nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt, të shtojmë aktivitetet argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë?, tha Veliaj.Kreu i Bashkisë theksoi se në një qytet si Tirana, ku numri i automjeteve është mbi 200 mijë, raporti i mbetjeve dhe i ndotjes mund të balancohet nga mbjellja e dy pemëve për makinë. ?Në një qytet si Tirana, që ka 200 mijë makina të vetat, nga 50-60 mijë që vijnë nga rrethet çdo ditë, na duhet të mbjellim 500 mijë pemë për të zeruar të gjithë efektin dhe ndotjen që shkaktojnë ato?, tha ai.Veliaj u bëri thirrje kompanive dhe qytetarëve që t?i bashkohen kësaj nisme që synon shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, por edhe përmirësimin e jetës së komunitetit.Në njësinë administrative Farkë janë mbjellë 3000 fidanë të drurëve dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri.

Free Traffic Exchange