Vetingu, Rama mbron shkurtimet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e marrë një ditë më parë në komisionin e ligjeve për shkurtime të organikës së komisioneve të Vetingut. Shefi i ekzekutivit tha se nuk është e vërtetë që shumë njerëz do të thotë më shumë punë.Por, Saimir Tahiri, dikur njeri nga njerëzit me te afërt te Ramës, mori statusin e opozitarit brenda mazhorancës.Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Rama ripohoi se në frymën e marrëveshjes së 18 majit, mazhoranca është gati të vazhdojë dialogun me opozitën dhe të pranojë kërkesën e saj për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Por pa kushte, theksoi ai.Pak para nisjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Rama deklaroi se PS do të tërhiqet nga ligji për mbetjet.Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve socialiste. Por duket se kërkesat nisën ende pa iu tharë mirë boja e firmës, pasi socialisti Paulin Sterkaj ngriti shqetësimin e mungesës së vendeve të parkimit pranë Parlamentit. Përgjigje të cilin e morri nga vetë kryeministri Rama, që e ftoi bashkë të ecnin ne këmbë nga kryeministria drejt Kuvendit, për të shmangur kështu shqetësimin e parkimit.

Free Traffic Exchange