Report TV - Lu në zyrën e Xhafajt, takimi pas aksioneve të policisë

2018-05-02 0

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ka qenë ambasadori Lu, që ka shkuar në zyrën e ministrit Xhafaj, ku po zhvillon një bisedë prej 20 minutash.

Takimi vjen pas incidenteve të ndodhura kohët e fundit në radhët e policisë, siç ishte ai i Elbasanit, ku u qëllua makina e zyrtarit të lartë të policisë nga një makinë e blinduar.

Ndërkohë, pas incidentit policia nisi aksione të gjera në disa qytete, kundër grupeve kriminale. Mendohet se temë diskutimi mes dy zyrtarëve është Vettingu në polici.