Report TV - Mbetjet, Rama: Tërhiqemi nga ligji,por jo se Nishani ka të drejtë

2018-05-02 2

Kryeministri Edi Rama përpos firmosjes së marrëveshjes tri-palëshe në PS ka folur edhe për cështje të tjera me rëndësi.

Rama është shprehur se PS ashtu sikur e ka bërë publike, tërhiqet nga projekti për importin e mbetjeve duke lënë të kuptohet votimin pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin që u miratua vjet në mënyrë që t?i hapet rruga ligjit të ri.

?Përsa i përket cështjes së dekreteve, ne do të mbajmë një qëndrim sikur e kemi shprehur, respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti në këtë fazë, pasi besojmë jo se ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo që Presidenti i mëparshëm ka të drejtë por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të informuar për këtë projekt, ai i riciklimit të mbetjeve, që nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë manipulimet për axhenda politike? deklaroi Rama.