Report TV - Prishja e Kullës së Prek Calit Stërkaj thumbon Tom Doshin

2018-05-02 1

Debati që shpërtheu për prishjen e kullës së heroit të Shkodrës Prek Cali në Vermosh u kometua sot nga deputeti socialisit i Qarkut Shkodër, Paulin Stërkaj në mbledhjen me deputetët dhe ministrat e PS.

Në fjalën e tij ai tha se rasti i kullës po përdoret nga një deputet për qëllimet e veta, duke mos përmendur emër, por është e qartë që Stërkaj i referohet Tom Doshit.

?Ka pasur një problem në media për shtëpinë e Prek Cali, dua të informoj që nuk ka pasur lidhje me prishjen e Heroit, por disa individë të veshur me pushtet parlamentarë por edhe disa me ish-pushtet vendorë kanë vendosur me rikonstruktuar shtëpinë e Prek CAlit, e kanë prish ata e kanë shkatërruara ata. Është bërë procedura ligjore nga bashkia sipas ligjit, dhe pas dy javësh ka shkuar dhe janë prishur muret e vjetra. Na del një deputet dhe garanton do e bëj jo dy kat po tre kat se Ptrenk Cali ka njerëz gjallë, por aq sa e kam unë kushëri e ka edhe ai. Ky është dëm i madh, por ne vetëm e ke ruajtur shtëpinë e Prek Calit.

Free Traffic Exchange