Elmar Brok “shtyn” afatin e Fleckenstein: Në fund të 2018

2018-05-02 1

Shqipëria duhet të presë datën zyrtare nga Brukseli për negociatat e anëtarësimit gjatë vitit 2018, por askush në Komisionin Evropian nuk thotë me saktësi kur.

Ndërkohë që raporteri Fleckenstein përmend muajin Mars është kolegu i tij në Parlamentin Evropian, Elmar Brok që përmend fundin e vitit 2018.

Paqartësitë shtohen po të shohësh programin e presidencës bullgare të BE-së, që nis në muajin Janar 2018.

"Negociatat kërkojnë minimumi pesë vjet, pastaj vjen procesi i ratifikimit në 28 vendet anëtare dhe në Parlamentin Evropian. Ju e dini se Shqipëria duhet ta miratonte nga ana ligjore që vitin e kaluar reformën e sistemit të drejtësisë. Kjo reformë duhet tashmë të gjejë zbatim, duhet të shohim nëse po funksionon në praktikë në luftën ndaj korrupsionit, nëse po arrihet të konsolidohet puna e përbashket mes qeverisë së re dhe opozitës në parlament".

A mendoni se pandëshkueshmëria mbetet një problem?

"Pandëshkueshmëria mbetet problem, në kuptimin që çdokush që ka kryer akte kriminale duhet të vuajë dënimet e dhëna nga gjykatat dhe politika nuk duhet të ndërhyjë që këto çështje të mbyllen".

Kur mund t'i jepet Shqipërisë një datë për negociatat?

"Është plotesisht në duart e shqiptarëve. Ne shpresojmë që tashmë reforma në drejtësi me vettingun të nisë shumë shpejt zbatimin, pas kaq shumë vitesh debatesh të flakta për të në Shqipëri. Kjo mund të ndodhë në fund të vitit 2018, pasi të shihet në pranverë në progres raportin e ri për vendin tuaj, sesa janë përmbushur kushtet që Këshilli Evropian të marrë vendimin përfundimtar".

KLAN PLUS