Publikohet videoja që tregon momentin e goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit ?Audi? me datë 18 shtator.
Video është publikuar ekskluzivisht në emisionin Opinion në TV Klan. Ne video vihet re mjaft qartë momenti kur një mjet tip ?Audi? vjen me shpejtësi dhe godet makinen e policise duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.
Më pas mjeti që goditi makinën e Policisë u fut në Tregun Ushqimor pasi u hap dera.
Ngjarja ka nisur në rrugën ?Dyli Haxhire?, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze.