Report TV - Korrupsioni në drejtësi,dhjetëra dëshmitarë kundër gjyqtarëve

2018-05-02 0

Dhjetëra qytetarë kanë mësyrë në dyert e organeve të Vetingut, për të dëshmuar rreth praktikave korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ndër vite.

Ndonëse ende nuk ka startuar procesi i kontrollit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale, prej disa muajsh, në dyert e institucioneve të Vetingut kanë trokitur një numër i madh njerëzisht, për të denoncuar me emra konkretë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilat u kanë marrë para në këmbim të dhënies së drejtësisë apo në këmbim të vendimeve në favor të tyre.

Interesi i pazakontë për të dëshmuar dhe për t?u bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë është konfirmuar dje nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua organika dhe pagat e organeve të Vetingut.

Free Traffic Exchange