Publikohen pamjet e perplasjes ne Elbasan, si Audi i blinduar goditi makinen e policise

2018-05-02 2

Emisioni ?Opinion? në Tv Klan publikon pamjet e marra nga një kamera sigurie, për sulmin ndaj policisë, mbrëmjen e 18 Shtatorit në qytetin e Elbasanit.

Është ora 20 e 06 minuta, kur në hyrje të tregut agro-ushqimor të qytetit po zhvillohet aksioni i policisë, pas ndalimit të një automjeti tip Range Rover që drejtohej nga Endri Çopja dhe pasagjer ishte Ledio Zabeli.

Ky automjet u ndalua pas telefonatës së një qytetari se në afërsi të tunelit se Range Roveri me targa AA040OJ dhe 2 makina të tjera kishin tentuar ta nxirrnin nga rruga. Gjatë ndjekjes, efektivët e policisë vunë re se njëri prej të rinjve mbante në dorë një radiomarrëse.

Automjeti u ndalua përpara tregut, ku në ndihmë të patrullës ka shkuar dhe një furgon policie ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe makina e nëndrejtorit të policisë, Gjergj Oshafi.

Pasi kanë rënë dakord për shoqërimin, njëri prej punonjësve të policisë ka hipur në Range Rover bashkë me drejtuesin e mjetit, Endri Çopja, ndërsa Ledio Zabelin e kishin futur në furgonin "Shqiponja".

Ndërsa makinat nisin të lëvizin duket makina tip Audi, ngjyrë e zezë që është futur mes dy makinave të policisë.

Ajo ka goditur me pjesën anësore makinën e nëndrejtorit të policisë duke e zhvendosur 90 gradë.

Audi i blinduar ka hyrë në territor të tregut agro - ushqimor, porta e të cilit është hapur në distancë me një pult komandimi. Konfirmohet se njëri nga efektivët e policisë qëlloi me armë. Megjithëse porta ka qëndruar për disa çaste e hapur asnjë nga efektivët e policisë nuk është futur brenda, derisa dera është mbyllur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet për veprën penale ?vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg Valmir Dedjan, 44 vjeç, roje i tregut agro-ushqimor në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, si dhe për Ledio Zabeli që drejtonte makinën Range Rover.

Asnjë nga 12 efektivët e policisë që ndodhej në vendngjarje nuk ka identifikuar dot drejtuesin e Audit të blinduar që goditi makinën e Nëndrejtorit të policisë.

Tv Klan