Report TV - Vëzhgim/ Një ditë pune në maternitetin “Koço Gliozheni”

2018-05-02 1

Report Televizion ndoqi nga afër emocionet e stafit të maternitetit ?Koço Gliozheni? dhe të nënave që sjellin në jetë bebet e tyre.
Sipas mjekëve dhe infermierëve, momenti i lindjes së një foshnjeje është shumë emocionues si për nënat ashtu dhe për stafin që amniston.

Ky tingull është ftesa e parë e jetës. Pritja e gjatë e muajve dhe dhimbjet e shtuara të orëve të fundit shkrihen tek kjo e qarë e shumëpritur. Jemi tek ?Koço Gliozheni?, aty ku ndër vite mijëra foshnje kanë ardhur në jetë.


Për stafin e maternitetit lëvizja e shpejtë nëpër korridore apo hyrje ? daljet në sallat e lindjes i përkasin rutinës së tyre të përditshme. Report Tv pati akses ekskluziv të një dite pune në këtë maternitet, të prirur nga kureshtja për të parë nga afër se çndodh në këtë godinë ?jete?.
Drejtorin e Maternitetit ?Koço Gliozheni?, Arben Rrugian, e gjejmë pranë sallës së operacionit, teksa na sqaron rreth trendit të lindshmërisë.

Free Traffic Exchange