Report TV - Ministri ​Gjiknuri inspekton punimet në rrjetin elektrik të Laprakës

2018-05-02 0

TIRANË- Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së Ardian Çela kanë inspektuar punimet në rrjetin elektrik të Laprakës.

Investimi prek zonën e Stacionit të Trenit, Rrugën Jordan Misja, bllokun pranë Hipotekës, një pjesë të zonës së Don Boskos dhe pothuajse gjithë Laprakën.

Administratori i OSHEE-së Ardian Çela u shpreh se linja e vjetër 6 kV është demontuar duke u zëvendësuar me atë të re 20 kV.

?Janë 20 kilometra kabëll i ri, janë rreth 28 kabina të reja. Ky investim pasohet edhe nga një tjetër për fidrin 356 që do të kapë gjithë pjesën e mbetur të Don Boskos dhe Bregun e Lumit. Brenda këtij viti, kjo zonë do të ketë një linjë të re shpërndarjeje brenda standardeve. Nuk është investimi i fundit që po kryejmë në Tiranë me fondet e OSHEE. Dua të falënderoj të gjithë abonentët, jo vetëm në qytetin e Tiranës por në mbarë Shqipërinë që vazhdojnë ti përgjigjen pagesës së faturave. Ritmi i arkëtimeve është në nivele të kënaqshme dhe kjo po u kthehet qytetarëve me investime?, theksoi administratori i OSHEE-së Adrian Çela.