Ora News - Në dhjetor publikohet raporti final për akreditimin e universiteteve

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajin dhjetor, agjencia britanike e vlerësimit të universiteteve do të publikojë raportin final për akreditimin e institucioneve publike dhe jo publike të arsimit të lartë. Studentët dhe akademikët në bazë këtij raporti do të njihen me universitetet më të mirë, dhe ata që janë jo cilësor ndërsa qeveria do të orientojë më drejt politikat financiare ndaj tyre.
Në muajin dhjetor, studentët dhe akademikët do të njihen me rezultatet e raportit të agjencisë britanike për vlerësimin dhe akreditimin e universiteve publike dhe jo publike.
Agjencia britanike, anëtare e ENQAS, Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë është drejt përfundimit të vlerësimit të saj final, nisur në dhjetor të 2014 me nënshkrimin e marrëveshjes me qeverinë shqiptare.
Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në takimin me homologun e saj nga Kosova Shyqiri Bytyqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-dhjetor-publikohet-raporti-final-per-akreditimin-e-universiteteve/

Free Traffic Exchange