10 vite pas vdekjes së At Zef Pllumit

2018-05-02 1

Dhe siç thoshte vetë At Zef Pllumi, ka një kohë për të heshtur, por ka edhe një kohë për të folur dhe në këtë 10 vjetor të vdekjes së tij, është koha që mediat të flasin përmes atyre që e njohën nga afër, studiuan apo përkthyen veprën e njeriut shumëdimensional.

Të mbledhur në Bibliotekën Kombëtare, mes një pikture të realizuar nga Pashk Përvathi dhe krijimtarisë së At Zef Pllumit, folësit ri-sollën në kujtesë përpjekjen e fratit françeskan, përmes publicistikës dhe shkrimtarisë, për të vënë dijen mbi historinë dhe të kaluarën komuniste.

Albanologia dhe përkthyesja në frëngjisht e një prej rrëfimeve më rrëqethëse mbi diktaturën ?Rrno vetëm për me tregue?, Odile Daniel, ishte aty për të rrëfyer takimet dhe bisedat me At Zef Pllumin.

Deri në 30 Shtator, si pjesë e ?Vitit të Kujtesës?, At Zef Pllumi do të kujtohet përmes meshave, takimeve shkencore dhe ekspozitave. Një e tillë me dorëshkrime dhe sende personale do të hapet në Shkodër.

Tv Klan